Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Kim Kardashian sapo i vuri “vulën” trend-it më të ri të rrobave të banjos për këtë verë!

Për pak muaj afron sezoni i verës dhe daljen tona për ‘shopping’ pritet të jenë në qendër të vëmendjes. Megjithatë, një ‘problem’ që merr shumë kohë janë përzgjedhja e rrobave të banjos. Cilat modele duken më mirë në trupin tonë dhe na nxjerrin format ashtu siç duam, çfarë është më shumë në modë këtë sezon, cila ngjyrë më përshtatet? Mesa duket Kim Kardashian e di se çfarë ndodh në mendjen e një vajze dhe ka ardhur me trend-in më të ri të rrobave të banjos, sigurisht për t’ju treguar modelin më “IN” të këtij sezoni.

Me disa foto seksi, ylli i “KUWTK”, ka zbuluar se cila do jetë tendenca e fundit e rrobave të banjos këtë verë. Të thjeshta dhe në dy ngjyra kryesore, bezhë dhe të zezë, Kim ka pozuar buzë detit dhe duket mahnitëse. Kombinimi i tyre me tuta mbi gju ose bluza pas trupit me krahë të shkurtra do të jenë këtë vit tendenca më e fundit. Ndonëse modelet që do të shfaqen në treg deri në verë pritet të jenë nga më të ndryshmet, Kim duket se vendosi një tjetër trend.

https://www.instagram.com/p/CbFxTLNrfse/

Ndërkaq, rikujtojmë se traileri i parë zyrtar për serialin e ri Hulu të familjes Kardashian u publikua të hënën në mëngjes dhe ofroi shumë informacione. Pjesa që ra më shumë në sy është Kim Kardashian duke i thënë motrës së saj Kourtney se ish-burri i saj Kanye West i kishte thënë se karriera e saj kishte mbaruar. 41-vjeçarja nënë e katër fëmijëve u dëgjua gjithashtu duke thënë se është vërtet e vështirë me Kanye teksa të dy grinden publikisht.

Kim shihet gjithashtu e stresuar teksa lutet me familjen e saj përpara se të prezantonte “Saturday Night Live” dhe gjithashtu u skuq kur u pyet për Pete. Vlen për t’u theksuar se Kim dhe Kanye janë diskutuar jo pak herë për marrëdhënien e tyre të tensionuar dhe dukshëm edhe në serialin e ri të familjes Kardashian, Kanye do të zërë një vend aspak të vogël.