Kina është gati të krijojë një korsi preferenciale për fluturime çarter nga 8 vende, përfshirë Italinë. Shtetet në listë janë Japonia, Koreja e Jugut, Singapori, Franca, Gjermania, Britania e Madhe e Zvicra. Masa është një hap i parë në zhbllokimin e lidhjeve ndërkombëtare pas mbylljes në muajin mars për frenimin e përhapjes së Covid-19. Edhe organizatat e biznesit të Japonisë kanë nxitur nisjen e korridorit të dedikuar të hyrjes në Kinë, që linjat ajrore japoneze të rifillojnë normalisht operacionet e tyre.