E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja Klotilda Harka. Ajo ka diskutuar më shumë mbi skandalin e reperit Diddy, njerëzit e famshëm të përfshirë, si dhe teoritë e konspiracionit në rrjet…
Një njeri i pushtetshëm si ai, natyrisht që u premtonte mrekullinë artistëve të rinj. Por në rastin e Justin Bieber ka qenë nëna e vet që ia ka çuar me duart e veta djalin këtij producenti. Në atë kohë nuk qarkullonin kaq shumë thashetheme për të. Ai ishte ky producenti i suksesshëm, ende nuk i kishte dalë nami që ishte ky abuzuesi dhe ndoshta nëna e tij mund të ketë rënë dhe ajo pre e këtij mashtrimi. Por duket që abuzimi me Justin Bieber ka qenë fatal dhe ky është mëkati më i madh që Diddy ka bërë, që ka abuzuar me fëmijët, le t’i lëmë të gjitha të tjerat. Ka abuzuar me fëmijët, u ka premtuar famën dhe u ka vjedhur qetësinë dhe vetëbesimin njëherë e përgjithmonë. Justin Bieber e ka përjetuar thellësisht dhe pavarësisht se ka arritur suksesin, kemi parë që nga ana mendore është askund.