Ivan Duque bëri betimin si President i ri i Kolumbisë, duke premtuar të bashkojë shtetin, të luftojë korrupsionin, si dhe të përmirësojë rritjen ekonomike. Politikani konservator që fitoi zgjedhjet e Qershorit, gjithashtu u zotua të ndryshojë Marrëveshjen e Paqes me rebelët e FARC-ut. Por, para’ardhësi Juan Manuel Santos i kërkoi ta respektojë paktin e negociuar në 2016-ën, që i dha fund luftës civile 50-vjeçare.