Bota

Koreja e Jugut rikthen masat e izolimit në kryeqytetin Seul

Koreja e Jugut rikthen masat e izolimit në kryeqytetin Seul, ku ka një rritje më të madhe të numrit të të prekurve me koronavirus në rreth dy muaj. Në 24 orë u shtuan 79 të infektuar. Nga nesër, muzetë, parqet e galeritë e artit do të rimbyllen për dy javë në Seul. Kompanive iu kërkua të rikthejnë kushtet e përshtatëshme të punës për punonjësit, në situatë pandemie. Banorët në Seul u këshilluan të shmangin grumbullimet apo turmat e mëdha të njerëzve në restorante e bare.