Bota

Koreja e Veriut dhe e Jugut thellojnë marrëdhëniet

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut planifikojnë të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë javën e ardhshme. Diskutimet synojnë zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme. Për herë të parë, dy liderët Kim Jong Un dhe Moon Jae In u takuan në Prill e më pas në Maj, ndërsa ranë dakord për hapat drejt Denuklearizimit. Takimi i rradhës pritet në anën veriore të kufirit, në të ashtuquajturin Fshati i Armëpushimit, Panmunxhom, në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve.