Bota

Koreja Veriore sulmon diplomatët amerikanë lidhur me sanksionet

Koreja e Veriut sulmon diplomatët amerikanë, iu thotë se “Nuk mund të veprojnë sipas skenarëve të vjetër”. Peniani akuzon negociatorët e Shteteve të Bashkuara se po minojnë klimën e bashkëpunimit që shënoi takimin historik të presidentëve Kim Jong Un e Donald Trump në Singapor, më 12 Qershor. Koreja komuniste thekson se “Nuk mund të ketë përparim sa i përket Denuklearizimit, nëse Amerika vijon me sanksione”.