Bota

Koronavirusi prek ekonominë në Spanjë

Koronavirusi prek edhe ekonominë në Spanjë. Kompania japoneze e prodhimit të makinave, Nissan mbylli fabrikën e saj në Barcelonë.Të paktën 3 mijë persona tashmë dolën të papunë. Ky vendim erdhi pavarësisht përpjekjeve të qeverisë spanjolle për të mbajtur fabrikën të hapur. Industria e makinave në Spanjë, është e dyta më e madhe në Bashkimin Evropian pas Gjermanisë.