Sot një prej mamave më të famshme në botë, Kris Jenner po feston ditëlindjen. Në familjen Kardashian-Jenner ka festë sërish, Kris Jenner feston ditëlindjen e 65-të.
Me rastin e ditëlindjes së saj, Kim i bëri asaj një urim prekës, duke zgjedhur fjalë zemre për t’ja kushtuar nënës. Ajo përmend faktin se Kris rriti 6 fëmijë dhe i mësoi, edukoi ata, ndërsa thotë se është shembulli më i mirë.
Urimi më i veçanti që Kris mori ishte ai nga Kim Kardashian, e cila në një shkrim emocionues në Instagram uroj të ëmën për ditën e saj speciale.
“Mami!!! Ti je 65 -vjeçe sot dhe kurrë nuk je dukur kaq mirë! Sinqerisht nuk e di si e bën! Ti e bën jetën që të duket kaq e lehtë, duke rritur 6 fëmijë dhe duke drejtuar një perandori, duke qenë nëna më tërheqëse dhe shoqja më e mirë! Jam përgjithmonë mirënjohëse për aftësitë e tua edukuese që na mësove të gjithëve për jetën. Faleminderit që je shembulli më i mirë dhe ke vendosur te ne etikën e punës dhe na dhuron kaq shumë dashuri. Unë të dua dhe fjalët nuk mjaftojnë. Gëzuar ditëlindjen”, -ka shkruar Kim në urimin e saj bashkangjitur me disa fotografi.
https://www.instagram.com/p/CHNrM_BAALx/?utm_source=ig_web_copy_link