Aktualitet

Kryeministri i Holandës Rutte viziton sot Shqipërinë/ Në fokus integrimi i vendit, konferencë për shtyp me Ramën.

Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të vizitojë Shqipërinë ditën e sotme. Vizita e Rutte bëhet në kuadër të një turi vizitash që ai do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor. Kjo vizitë do të ketë në fokus integrimin i Shqipërisë.

Pas takimit me Ramën, Rutte dhe kryeministri shqiptar do të flasin në një konferencë për mediat. Ai do të pritet në orën 11:20 në një ceremoni zyrtare, ndërkohë që me kryeministrin Rama do të takohet në orën 12:30 e më pas dhe takimi mes dy delegacioneve.

Konferenca mes Ramës dhe Rutte do të zhvillohet në orën 12:30.

AXHENDA:

11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Deshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë) (Sinjalin me frekuenca satelitore, Facebook dhe YouTube)

11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte (Plane Video + FOTO me ëetransfere)

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri (Plane Video + FOTO me ëetransfere)

12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD) (Sinjalin me frekuenca satelitore, Facebook dhe YouTube)

14.00 – Vizitë në ambjentet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie (Sinjalin në Facebook dhe YouTube)