Kryeministri rumun Marcel Ciolacu paraqiti dorëheqjen e tij sot pasi kandidati i mbështetur nga koalicioni pro-perëndimor që ai drejtoi dështoi në raundin e parë të balotazhit presidencial.
Socialistët e qendrës së majtë, të cilëve ai u përket, do të largohen nga koalicioni, ndërsa ministrat e partisë do të qëndrojnë përkohësisht derisa të dalë një shumicë e re pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, tha ai.
Sondazhet parazgjedhore favorizonin George Simion për të fituar raundin e parë. Megjithatë, rezultati i Danit, kryetarit të bashkisë së Bukureshtit, i dërgoi një mesazh të qartë koalicionit qeverisës, i cili mbështeti Antoneskun si kandidatin e partisë kryesore.
Zgjedhjet u përcollën me interesim edhe jashtë Rumanisë, pjesërisht për faktin që Simion bëri deklarata kontroverse me pretendimet për pjesë të territoreve ukrainase dhe moldaviane, si dhe me vënien në pikëpyetje të ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Po ashtu, kritikoi pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës. Nëntorin e kaluar, Calin Georgescu, nacionalist prorus, i konsideruar si kandidat pa përvojë, arriti një fitore të befasishme në rundin e parë të votimit.