Vjena është vendi më i mirë në Botë për të jetuar. Në këtë përfundim del Indeksi Global i Jetueshmërisë, i hartuar nga “Economist Intelligence Unit”. Pas 7 vjetësh, kryeqyteti austriak ia doli të zbresë nga froni Melburnin e Australisë. 5-shen e parë e plotësojnë Osaka në Japoni, Kalgari në Kanada dhe Sidnej në Australi. Ndërkaq, në fund të klasifikimit gjenden kryeqyteti sirian, Damask, ai i Bangladeshit, Daka, si dhe Lagosi në Nigeri. Indeksi i Jetueshmërisë nuk ka marrë në analizë Bagdadin e Kabulin.