Rajoni

Kryetari i Preshevës:”Duam Kosovën, por më mirë në Serbi se sa shkëmbim territoresh”

Kryetari i Komunës së Preshevës, i bashkëngjitet liderëve tjerë të Luginës në mbështetje për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, por jo shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Shqiprim Arifi theksoi se është për përfshirjen e Luginës së Preshevës në Kosovë, në tërësi, e jo të parcializuar. “Ne duam një Kosovë të fuqishme, me veriun pjesë të saj, edhe nëse kjo shkon në faturën tonë për të mbetur nën Serbi”, deklaroi ai ndër të tjera.