Aktualitet

Rikthehet në Tiranë ish-kryeprokurori Llalla

Rikthehet në Tiranë Adriatik Llalla. Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla është fotografuar në praninë e dy familjarëve në një restorant të kryeqytetit. Pak ditë më parë Gjykata për Krime të Rënda vendosi të pranojë kërkesën e organit të akuzës për sekuestro preventive të pasurive të ish Prokurorit të Përgjithshëm. Pronat e tij u përllogariten në vlerën e rreth 1 miliard lekëve.