Një zgjidhje realiste, e qëndrueshme dhe e mundshme, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, e mbi të cilën Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmëri. Kështu deklaroi sot në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin. I pyetur nëse Komisioni Evropian mbështet qëndrimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për ndarje territoresh ai tha se gjatë takimit të nivelit të lartë është rënë dakord për intensifikimin e dialogut.