E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë nutricionistja Tea Brame. Ajo ka dhënë këshillat e saj se si të kujdesemi për peshën trupore gjatë periudhës së dimrit, por dhe gjatë festave kur kemi tendencën ta teprojmë disi me ushqimin…
Ajo që do u sugjeroja të gjithëve, është hidratimi. Duke qenë se është faktori i temperaturave të ulëta, ne harrojmë të hidratohemi, harrojmë të konsumojmë ujë. Praktikisht ne duket të kemi një ritëm nga 1.8 deri në 2.5 litra ujë në ditë.
Në dimër, nuk ta kërkon trupi ujin. Por unë mendoj se si çdo gjë në jetë, edhe konsumimi i ujit dhe zakoneve të shëndetshme, është disiplinë. Pra, nuk do të thotë domosdoshmërisht që të ta kërkojë trupi ujin, sepse trupi ynë ka një veti që përshtatet. Si ata që konsumojnë një gjysmë litri në ditë, ose një gotë ujë, sepse ka nga ata që konsumojnë një gotë ujë në ditë, si ata që konsumojnë 2 litra e gjysmë ujë në ditë, pretendon se ndihet mirë. Por normalisht diferencën do ta shikojmë nëse ky personi që konsumon një gotë ujë në ditë ose gjysmë litri ujë në ditë, e rrit sasinë e ujit, e çon në 2 litra ujë në ditë, do ta shohë se me sa më shumë energji do të ndihet, sa shumë i lumtur do të jetë, sa më pak fryrje të zorrës dhe zonës abdominale do të ketë, nuk do të ketë probleme me konstipacionin. Pra, janë disa benefite që ne i marrim për shkak të konsumimit të lartë të ujit, por nuk e kuptojmë sepse ndoshta ata që konsumojnë më pak ujë janë tek niveli 7 ose 6 dhe ata që konsumojnë më shumë janë tek niveli 9. Dhe kur ti nuk e njeh këtë nivelin lart teje, nuk e kupton se sa poshtë je.