Sot në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, Kukësi përballet me skuadrën gjeorgjiane Torpedo, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Europa League-s. Në takimin e parë në Tbilis, ekipi i drejtuar nga Armando Cungu u mund me shifrat 5-2. Por, trajneri shkodran beson se ende ka mundësi për të fituar sfidën, që për verilindorët përbën mundësinë e fundit për të vijuar aventurën në Europë.