Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që riktheu në detyrë Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre të Energjisë.
Nga foltorja në Elbasan, Berisha tha se ditën e nesërme, Partia Demokratike mbledh kryesinë për të nisur protesta të pandalshme “deri në rrëzimin e kryeministrit dhe zv.kryeministres”.
LEXO EDHE: Balluku, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për ankimin e Qeverisë. Ja si votuan gjyqtarët!
“120 mln euro i falën Bankersit. Nuk ka kryeministër në botë që të fal. Nuk ka punë kryeministri as zv.kryeministri. Je gjobitur, shko në gjykata. Po çfarë ndodh, i ndajnë njëri me tjetrin. Gjykata i hoqi masën Lubi Ballukut. Shkon në zyrë ajo nesër, e mori Ramën për fyti. Në Ankara kur bën pazarin e mori Rama Lubinë. Sot Rama diktoi gjykatën dhe i hoqi masën e pezullimit. Çfarë do bëjmë ne, do ngrihemi dhe nuk do rendim deri në largimin e tyre. Ose do votojmë të lirë ose do shuhemi. Ne nuk shuhemi kurrë, por do fitojmë. Nesër në drekë mblidhet kryesi, vendos me urgjencë për fillimin e revoltave të protestive, që nuk ndalen më kurrë deri në largimin e Edi Ramës”-u shpreh Berisha.
Belinda Balluku është rikthyer në detyrë. Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e vendimit të GJKKO-së për zv.kryeministren Balluku. Ndërkohë, Kushtetuesja ka kaluar për shqyrtimin ankimin e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre Infrastrukture.
LEXO EDHE: Berisha në Elbasan: Rama dhe Soros vendosën të linin Shqipërinë pa opozitë!
5 gjyqtarë votuan pro kalimit të çështjes për shqyrtim, ndërsa 3 kundër.