Aktualitet

Kuvendi/Rama flet për çështjen e Teatrit

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama po flet për çështjen e Teatrit, pas shembjes së godinës që ka çuar në reagime të ashpra e protesta të artistëve e qytetarëve të mbështetur nga Opozita e Bashkuar. Rama kishte një pergjigje për ata që i vinin në dukje se prej 21 vitesh nuk hoqi dorë nga ideja për shembjen e godinës. Në fjalën e Ramës nuk mungoi ironia për Opozitën e Bashkuar. Rama deklaroi se godina që u shemb e Teatrit nuk ishte përfshirë në listën e monumenteve. Kryeministri përmendi se ndërtimi i Teatrit të ri ishte amanet i artistëve të mëdhenj të skenës. Po në Kuvend, Rama dha lajmin e hapjes së kufijve të Shqipërisë brenda muajit e se po bëhen gati për sezonin turistik.

Bashkëkryetari Socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore vlerëson se problemi i zgjedhjeve në vend nuk është sistemi, por mospranimi i rezultatit nga humbësit. Për Damian Gjiknurin, ndryshimi i sistemi do të sjellë dhe ndryshim të Kushtetutës e sipas tij, “vendi nuk është i përgatitur për këtë”. Ndërkohë nga foltorja e Kuvendit, i kërkoi Opozitës jashtëparlamentare të ulet në tryezë e jo të vendosë kushte pa diskutuar.