Të gjithëve na pëlqen që të vishemi mirë, të jemi gjithmonë në modë dhe të mos na mungojë asnjëherë stili. Shpeshherë dëshiron që të kombinoheni dhe me partnerin për sa i përket veshjeve. Megjithatë, kjo gjë ndoshta ikën disi me moshën dhe ndonjëherë nuk ke më vëshirën që ke pasur kur keni qenë të rinj. Por duket se ky nuk është ai rast.
Bëhet fjalë për një çift të moshuarish që duhet thënë se janë çifti më me stil që mund të keni parë ndonjëherë. Ata janë prindërit e një krijuesi imazhi të një prej kompanive të modës, të quajtur “Egon Lab”. Kanë qenë nipërit e tyre, themeluesit e kësaj kompanie, që me veshjet e tyre i kanë bërë ata të famshëm.
https://www.instagram.com/p/CStWN8Qj0MD/?utm_medium=share_sheet
Çifti në fjalë nuk kanë një llogari të tyren në Instagram, por familja e tyre nuk ngurron asnjëherë që t’i postojë ata dhe të mburren me ta. Fundja me të drejtë. Me stilin e tyre, rrobat që kombinojnë gjithmonë me njëri – tjetrin, dhe me afeksionin që tregojnë ata, kanë arritur të rrëmbejnë zemrat e shumë ndjekësve.
Ata quhen Marie-Louise and René dhe janë 85 dhe 86 vjeç. Janë të shumta komentet që kërkojnë të mësojnë emrat e tyre, apo t’u kërkojnë nipërve që t’u hapin një llogari në Instagram, apo qoftë edhe duke i dërguar përshëndetje nga ana tjetër e telefonit.
“Egon Lab” muajin e kaluar kanë fituar dhe çmimin “Pierre Berge” nga juria e “Andam Fashion”. Sipas tyre ku çmim përfaqëson më së miri veshjet që nuk njohin kohë apo moshë të caktuar. Ata nuk kanë harruar që të falenderojnë gjyshërit e tyre dhe ja kanë dedikuar këtë çmim atyre.
Ne duam që të gjithë njerëzit të kenë mundësi të shprehen pa pasur frikën e gjykimit nga të tjerët. Ky çmim përfaqëson mesazhin që duam të përcjellim, për barazi dhe pranim të njëri-tjetrit. Falenderojmë gjyshërit tanë që e bënë këtë eksperiencë unike. Ky çmim është i juaji.
https://www.instagram.com/p/CQ3wltSt-Sl/
Rikujtojmë se, një çift i moshuar nga Gjermania na tregon se si të sjellim pak ngjyrë në botë. Britt Kanja dhe Günther Krabbenhöft kanë mbledhur shumë fansa në Instagram dhe ndjekësit e tyre vazhdojnë të rriten.