Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë nëpërmjet emailit zyrtar të Presidencës, raportojnë mediat në Kosovë, që i referohen burimeve policore.
Në email kërkohet që Osmani t’i besojë formimin e qeverisë së re, Partisë Demokratike të Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që Vjosa Osmani kërcënohet, por rastet janë shpeshtuar kohët e fundit.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.