I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Elton Tozaj, për të folur mbi thashethemet që qarkullojnë për ne dhe a duhet t’i kushtojmë atyre rëndësi apo jo.
Eltoni ka treguar dhe rastin e tij konkret me lajmet e rreme:
Në muajin qershor, kur unë kam qenë duke bërë plazh me vëllain tim i cili jeton në Kanada dhe kishte ardhur në Shqipëri për të shijuar pushimet, qarkullon një lajm në internet sikur unë isha i arrestuar dhe isha në burgun e Drenovës, në Korçë. Ma dërgojnë lajmin, kontakoj me redaksitë përkatëse të cilat ishin të shokuara që unë ndodhesha jashtë. Dhe sado që unë e përgënjeshtroja lajmin me zë dhe me figurë, ata vazhdonin dhe thonin që “Eltoni reagon nga qelia”. Dhe ishin aq të bindur, sa u detyrova që për një javë rresht të dilja ‘live’ në Instagram. Nuk dija dhe çfarë të thoja se nuk kishte ndonjë ngjarje, por të paktën u mundova deri diku që ta përgënjeshtroja sepse më bëri keq mua.