Ka kaluar vetëm gjysma e verës dhe projektet muzikore nga artistët kanë qenë të shumta. Padyshim që veçantia e këtij sezoni kanë qenë bashkëpunimet, pasi këngëtarët tanë kanë zgjedhur të bashkojnë forcat.
Dyshe që i prisnim dhe disa të tjera që as nuk i mendonim, kjo verë duket se ka nisur mbarë. E një tjetër surprizë vjen nga Ledri Vula, i cili edhe pse vetëm ditën e djeshme tregoi se ka gati bashkëpunimin e ri me reperen e njohur, Melinda Ademi, ku kanë treguar ‘look-un’ e tyre të videoklipit dhe se do të titullohet ‘A m’ke dasht’ dhe do të publikohet më datë 13 korrik, duket se po xhiron klipin për një projekt të ri muzikor. Vetëm pak më parë reperi ka postuar një foto nga xhirimet e këngës së re, duke na bërë të gjithë kuriozë nëse edhe këtë herë do të vij me një bashkëpunim apo solo.
Kujtojmë se këngëtari Yll Limani ka treguar se të dy artistët së shpejti do të vijnë me një projekt të ri muzikor, i cili titullohet “Tonat”. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë dhe me siguri që të gjithë po e presin me padurim.
Ledri këtë verë ka sjellë tre bashkëpunime, me reperin Lluni, Kidën dhe Ardian Bujupin, teksa nuk ka munguar dhe ‘Monaco’ që artisti e solli si një projekt solo dhe rezultoi mjaft i suksesshëm. Reperi, gjithashtu ka paralajmëruar edhe një duet me Yll Limanin