Celebrities Gossip Music Showbiz

Zbulohen detaje të reja nga bashkëpunimi i Yll Limanit dhe Ledri Vulës!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe.

Ditën e sotme një prej miqëve dhe kolegëve të tij, i cili është reperi i njohur, Ledri Vula feston ditëlindjen dhe urimi i Yllit në rrjete sociale nuk mund të mungonte, por bashkë me urimin ai ka zbuluar për të gjithë një tjetër surprizë. Këngëtari ka treguar se të dy artistët së shpejti do të vijnë me një projekt të ri muzikor, i cili titullohet “Tonat”. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë dhe me siguri që të gjithë po e presin me padurim.

Së fundmi këngëtari ka postuar në ‘Instastory’ disa foto shumë ‘funny’ ashtu si këngëtari sigurohet shpesh të argëtojë ndjekësit me postimet e tij. Ju ka ndodhur besojmë shpesh që të ndiheni shumë të bukur, por personi që po ju bën fotot nuk po jep maksimumin dhe mimikat që artisti bën duke imituar këtë situatë do t’ju shkrijnë së qeshuri.