Aktualitet

Lezhë, grabitet një pikë karburanti, plagoset roja

Roja i një karburanti në Lezhë mbeti i plagosur gjatë një grabitjeje. Ngjarja  ndodhi në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë kur një person i maskuar që hyri për të vjedhur, hasi në rezistencën e tij dhe e goditi me sende të forta. Mësohet se grabitësi arriti të marrë një shumë parash para se të largohej me një automjet pa targa. I dëmtuari u soll në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor. Ndërkaq, policia po punon për identifikimin e kapjen e agresorit, ndërsa për të rënë në gjurmët e tij, u sekuestruan kamerat e sigurisë.