Atlas Shrugged
Ayan Rand

Romani më i gjatë, i katërti dhe i fundit botuar ndërsa autorja ishte akoma gjallë “Atlas Shrugged” është një zhvillim i ideve që Ayan Rand hodhi fillimisht tek The Fountainheaddhe konsiderohet një nga kryeveprat e letërsisë distopike. Filozofja dhe shkrimtarja Rand, e cila vlerëson mbi të gjitha Aristotelin (të cilit gjithashtu i njeh cene, por bën edhe me to) në 1168 faqe shkruan për objektivizmin, arsyen, pronën, të drejtat, individualizmin, kapitalizmin dhe libertarizmin, duke e bërë këtë roman një mesazh të fortë kundër qeverive dhe politikave që synojnë të kufizojnë sa më lart.

Publikuar: 1957
1168 faqe
Përmbledhje

I përkthyer në shqip nën titullin Revolta e Atlasit- Atlas Shruggedpërshkruan një SHBA distopike në të cilën industritë dhe biznesi është duke vuajtur nga ligjet dhe rregullat e një grupi njerëzish (biznesmenë e politikanë) në qeverisje të cilët po vendosin rregullore për të shpërndarë ekonominë dhe mirëqënien në mënyrë [më] të barabartë mes atyre që kanë dhe nuk kanë, atyre që punojnë dhe [atyre që] rrinë, atyre që munden dhe atyre që nuk munden duke gjunjëzuar arritjet e individit dhe sipërmarrjeve në realitete të cilat bota ishte duke i jetuar në vitin që libri doli në librari – regjimet komuniste të popullit për popullin.


Drejtuesja e një hekurudhe të trashëguar nga gjyshi Nat Taggart, Dagny Taggart do të përballet me fillimet e një mënyre të re qeverisjeje pjesë e së cilës është edhe vëllai i saj, burokrati Jim. Kjo përçapje e klanit të tij kërkon më shumë kontroll mbi sipërmarrjen e lirë, duke çuar me kalimin e kohës në shfarrosje totale të industrisë, shkencës dhe biznesit. Së bashku me industrialistin Hank Rearden, Dagny do të mundohet të shpëtojë amerikën dhe amerikanët nga këta individë të cilët besojnë se e keqja më e madhe që i vjen popullit janë industrialistët egositë që mendojnë vetëm për xhepin e tyre.


Një pyetje që mundon lexuesin deri përtej 3/4 të librit voluminoz është “Kush është John Galt, dhe çfarë përfaqëson ai.


Një përplasje e fortë e dy sistemeve, dhe një avokaci që Ayan Rand i bën kapitalizmit pa doreza fare, duke e kthyer këtë vepër në një nga më ndikueset ndër rradhët e mendimtarëve, politikanëve, sipërmarrësve dhe lexuesve të thjeshtë.

Vlerësime

Ayan Rand ka ndjekës të flaktë. E zbulova këtë kur dikush më tha që duhet të lexoj Atlas Shrugged, dhe mbas një postimi në instagram inbox-i u mbush me dashamirës që e kishin mbi-pëlqyer librin, ishin si ndjekës të një kulti dhe bibla e tyre ishin romanet e Rand. Për lexuesit e saj të shumtë ajo është një profete.


Dhe ska si të mos jetë, apo jo? Atlas Shrugged është një pamflet i hapur pro kapitalizmit të shfrenuar; në një kohë kur tregjet vuajnë edhe nga rregullimete qeverive që drejtojnë botën sot, regulla  që as nuk i afrohen atyre të përshkruara në historinë e Kush është John Galt?, e që gjithsesi kanë çuar ekonominë globale në recesione të njohura për shkak të kapitalizmit të shfrenuar, konsumizmit dhe teorisë Wall Street-iane Greed is Good(Lakmia është e mirë), historia distopike e ruso-amerikanes kërkon edhe më pak rregullatorë. Tarifat  të cilat janë gjithmonë temë në lajme (së fundmi ato të Trump), janë një nocion që nuk duhet të ekzistojë - sepse vetëm dëmton arritjet e individid të aftë. Në botën e Rand, ka vend vetëm për ata që duan të bëjnë diçka me mendjen dhe trupin e tyre – jo për përfituesit, pseudo-intelektualët, politikanët e pazotë e të ngjashmit e tyre.


Jepini Çezarit atë që i takon Çezarit, të aftët do të bëjnë para, më pak të aftët, apo të pa-aftët më dëshirë apo jo, duhet të ngelin pas. Ky libër prej gati 1200 faqesh (që në shqip është ndarë në tre vëllime, ama që të ndihmon për rritjen bicepsit nëse lexon versionin në anglisht) është prej kohësh një klasik, madje edhe më popullor sesa ishte në kohën kur u publikua.


A ndrroi mëndje Prometeu?



Kjo është analogjia që fshihet mbas Kush është John Galt?Pyetja që do të mundojë lexuesin për qindra e qindra faqe. Galt është rrefuzues ndaj masave sociale[iste] që po ndërrmeren nga një qeveri e imagjinuar amerikane, ka vjedhur zjarrin dhe nisur grevën e trurit. Duke jetuar me parimin e nuk do të jetoja kurrë për hir të dikujt, por as ti kërkoj dikujt të jetoj për hirin timGalt-i i mëndjes së Rand është e kundërta e bashkëkohësit të saj Albert Einstein i cili thoshte:


Vetëm një jetë e jetuar për dikë tjetër nuk është një jetë e çuar dëm!



Galt dhe shpura e tij e super-humanëve janë të gjithë të pasur, të pashëm, të edukuar. Kundërshtërat e tyre janë gdhë dhe të shëmtuar. Dhe kur gdhë-të duan të vendosin rregullat, Galt dhe të tijët tërhiqen në malet e Colorados, aty ku sistemi i tyre bazohet në vlera dhe jo në parime populiste apo socialiste.


E nëse Galt zë vetëm pjesën e fundit të librit, ah po, edhe 100 faqe fjalim filozofik me fraza, ide, që përsëriten disa herë dhe janë bardh e zi, pa hije gri, asnjë vend për sfumatora të tjera, duke e bërë gjënë disi të vështirë për tu kapërdirë, ose besuar, zamka e historisë është Dagny Taggart, një grua e bukur, joshëse e cila është dakord me gati-përdhunimin nëse ka përfitime. Në botën e Rand – dollari baraz me tërheqje. Në botën e rand intelekti dhe bukuria shkojnë paralel, po aq sa ndjenjat e personazheve të cilët janë o të mirë o të keqinj; një qëndrim disi infantil duke ditur kompleksitetin e qënieve njerëzore.


Edhe nëse nuk do të jeni dakord me ato që shkruan Rand, edhe nëse zgjatjet dhe stërgjatjet e mundimshme e të kota, do tiu lodhin kokën herë pas here, është një nga ato libra që nuk e lë dot mënjanë. Mënyra e shkrimit gati si me një urgjencë nga autorja i jep romanit një forcë treni elektrik edhe më të shpejtë se ato që ecin në linjat që përshkruhen në libër.  Forma e bukur e lidhjes së kapitujve, nga titujt e tyre, tek një gërshtetim gati kinematografik, apo ruajtja dhe zbulimi i misterit është arritur më së miri këtu.


Atlas Shruggedmund të jetë i lodshëm por është i bukur, aq më shumë nëse nuk i merrni fort seriozisht ato që shkruhen aty, disa prej situatave janë tërësisht absurde dhe qesharake, në vend të Bond, James Bond kemi Unë jam Francisco Domingo Carlos Andres Sebastian dAnconia.  Njerëzit janë të lajthitur dhe në jetë - (ktheni sytë nga amerika apo lindja e mesme sot) njësoj si në libra gjëra qesharake ndodhin. Kjo sintezë prej librit është mbase i vetmi absolutizëm; e ndërsa Rand  që përpiqet tju bindë me këmbëngulje dhe egoizëm se akumulimi i pasurisë në duart e pak njerzve, dhe rrefuzimi për ta ndarë me të tjerët, është absurditet, nuk qëndron.


Nga ana tjetër historia e biznesit tregon se ky i fundit nëse ka ndodhur të jetë i përfshirë me qeveritë o politikën që vendos rregullat e lojës, jo vetëm ka lulëzuar por është kthyer në monopol. Rand është e bindur se nëse biznesi do të ishte i lirë dhe meritokratik, nuk do të ekgzistonin problemet dhe pabarazitë që shohim në botën moderne. Ky këndvështrim ekonomik ka përplasur mendimtarët me shekuj, teoricienë të cilët mund të jenë me Adam Smith apo John Nash.


Shekulli i XX dhe XXI sollën zhvillime që Rand nuk kishte si ti dinte kur shkroi librin. Ngjarjet në vendin e dashur të saj për shkak të idelave që përfaqëson, Shtetet e Bashkuara, sollën fakte kokëforta që hedhin poshtë qëndrimin e saj të palëkundur në këtë libër (apo gjithë biblografinë saj). Dhe e dimë që ajo ishte e apasionuar pas fakteve.


E meqë jemi tek faktet, është gjithashtu fakt, tejet interesant,  se një prej dishepujvetë Rand – Alan Greenspan, (i cili ishte gjithashtunjë nga burimet e saj për këshillat ekonomike të veprave) konsiderohet prej shumë akademikëve si një nga përgjegjësit më të mëdhenj të recensionit amerikan e global në 2007.


The Altas Shrugged” është argëtues, ndjellës, i rrjedhshëm njëkohësisht përsëritës, i mefshtë dhe përçudnues i inteligjencës njerëzore. Absolutisht një libër që duhet lexuar – por duhet parë me kujdes çfarë merr prej tij.

Porosit Online