Zbulimi i Eros-it në Antikitet
Artan Fuga

Artan Fuga vjen me një tjetër libër të ri studimor para lexuesit, duke bërë një sprovë të natyrës eseistike mbi erosin dhe të bukurën absolute.

Publikuar: 2023
297 faqe
Përmbledhje

Rruga e vërtetë e dashurisë, ku njeriu hyn i frymëzuar nga vetja e tij apo lejon që atje ta drejtojnë të tjerët, është kur niset nga bukuria empirike dhe ngjitet pa pushim drejt bukurisë mbinatyrore duke kaluar hap pas hapi nga dashuria për një trup të bukur në atë për dy trupa të bukur; nga dashuria për dy trupa të bukur te ajo për të gjithë trupat e bukur; pastaj kur kalon nga trupat e bukur te veprimet e bukura; më tej, kur kapërcen nga veprimet e bukura te shkencat e bukura; për të arritur që nga shkencat të ngjitet te ajo shkencë që nuk është tjetër veçse shkenca e bukurisë absolute; për të njohur së fundmi të bukurën, ashtu sikurse ajo është në vetvete.

Ato që thuhen këtu, iu dhanë mjaft drejtim shekujve që erdhën më pas, mënyrës si njerëzit kanë bërë dashuri, kanë krijuar familjet e tyre, përse jo, janë xhelozuar, kanë tradhtuar njëri-tjetrin, kanë fshehur brenda vetes ndjenja për këtë dhe atë, kanë qenë të butë apo të dhunshëm në dashuri, kanë pranuar, masakruar, sublimuar njerëzit, femra e meshkuj me sjellje seksuale jo të mbështetura në dyshen: burrë – grua, si kanë ndërtuar shijen e tyre të bukurisë, pse jo edhe për të kuptuar atë që u thoshte Sokrati pjesëmarrësve të shquar në atë darkë: Pra, përse trupi zgjatet kur shpirti i njeriut dashuron, dhe përse tkurret, mblidhet, kur dashuria nuk është.

Vlerësime

Nga i vjen njeriut dashuria, çfarë i bën njeriu ato energji pasionesh nëse nuk i kanalizon drejt erosit, si përmbytin ndjenjat e pakonsumuara të dashurisë botën e politikës, tifozllikut në sport, si kthehet dashuria në inat, pse gënjehet njeriu kur kujton se ka dashuruar, por në fakt ndjenja nuk ka qenë fare. Çfarë ndodh kur njeriu si qënia e vetme që ka aftësinë të krijojë familje, ndërton një familje me interes? A e përmban si një enë me ujë familja monogame lëndën e dashurisë?

Porosit Online