Në këtë thriller nga autorja e bestseller-ave të New York Times, Colleen Hoover, një autore e frustruar kërkon muzën e saj në një vend të fshehur të largët, por ajo që gjen sfidon të gjitha pritshmëritë… dhe realitetin.
312 faqe
Petra Rose është një autore bestseller e zhgënjyer, pa fat dhe me një nevojë të madhe për një muzë. Kanë kaluar 18 muaj që kur ajo shkroi diçka të botueshme, dhe kritikat e shumta që mori adaptimi filmik i romanit të saj të fundit nuk kanë qenë aspak frymëzuese.
Fjalët e saj dikur mbushnin gjithë kërshëri faqet e librave. Por një reagim viral mbi adaptimin e saj të fundit në film e detyroi Petra Rose të bënte një pauzë, duke rezultuar në afate të humbura dhe borxhe të papaguara. E cilësuar si një oportuniste e etur për famë dhe mashtruese, ajo mësoi me vështirësi se çfarë ndodh kur interneti kthehet kundër teje. Dhe që atëherë nuk ka qenë më e frymëzuar për të shkruar.
Tani, me romanin e saj të radhës plot tension të hartuar dhe kursimet pothuajse të mbaruara, ajo tërhiqet në një shtëpizë të izoluar buzë liqenit, duke shpresuar të gjejë frymëzim. Është përpjekja e fundit e Petrës për të shpëtuar karrierën e saj… dhe veten.
Derisa shfaqet ai…
Petra zgjohet në mes të natës nga një polic që troket në derën e saj. Detektivi Nathaniel Saint mbërrin me lajme shqetësuese, prania e tij ndez një kreativitet tek Petra që ajo mendonte se ishte zhdukur prej kohësh. Fjalët e Petrës kthehen me nxitim në faqet e librit dhe personazhi i saj imagjinar polic, fillon të pasqyrojë policin real që po bëhet frymëzimi i saj.
Një burrë që rastësisht i ngjan një personazhi në librin e saj të ardhshëm. Një muzë e jetës reale mund të jetë pikërisht ajo që i duhet Petrës për të kuruar bllokimin e saj si shkrimtare. Nuk ndodh çdo ditë që një autore të jetojë jetën e njërit prej personazheve të saj, dhe ajo do të ishte budallaqe nëse nuk do ta shfrytëzonte rastin. Sidomos kur Nathaniel Saint i pashëm, intensiv dhe misterioz është një pjesëmarrës kaq i gatshëm.
Çdo shikim, çdo prekje e tërheq Petrën më thellë në një botë ku mendonte se nuk do të humbiste kurrë më veten. Ajo nuk është ndjerë kurrë më e gjallë. Por frymëzimi kaq i fuqishëm vjen me një kosto.
Saint ndez një zjarr tek Petra që ajo nuk e ka përjetuar kurrë më parë, por sapo ndizet kreativiteti, vijat midis fantazisë dhe realitetit zbehen, duke e detyruar Petrën të vërë në dyshim nëse qëllimi vërtet justifikon mjetin.
Kur Saint fillon ta marrë rolin e tij në karrierën e saj pak si shumë seriozisht, Petra detyrohet të përballet me kaosin që ajo krijoi. Por duke vepruar kështu, kjo mund t'i kushtojë më shumë sesa reputacionin që është përpjekur të shpëtojë. Reputacionin që bota shkroi për të, reputacionin që vetëm ajo mund ta rimarrë.
Libri i fundit i Hoover është një roman romantik tërheqës që do t'ju mbajë zgjuar duke shfletuar faqet deri në orët e para të mëngjesit. Gjenialiteti i vërtetë i këtij romani janë kthesat e vendosura me mjeshtëri që ju shtyjnë përpara, tamam përtej kufirit. Pikërisht kur mendoni se e keni kuptuar gjithçka, ajo ndryshon drejtim, duke e çuar historinë në një shteg që nuk do prisnit të vijë.
Personazhet janë realë, aktualë dhe, siç thotë Petra në libër, "të gabueshëm", por ajo që vihet re është mënyra se si ajo i bën personazhet e saj të shikojnë të vërtetën në fytyrë dhe të pranojnë pasojat, ndonjëherë të tmerrshme, të veprimeve të tyre. Ne të gjithë bëjmë zgjedhje çdo ditë që mund të duken të parëndësishme në moment, por ndonjëherë mund të kenë pasoja të konsiderueshme. “Woman Down” na sfidon të pyesim veten: Cilët janë kufijtë tuaj? Sa jeni të gatshëm të sakrifikoni për të marrë atë që dëshironi?