Lindur së prapthi
Rita Petro

Botuesja dhe poetja Rita Petro vjen me një roman të ri, me një projeksion të fortë autobiografik për një kohë që është fshehur thellë në nënvetëdijen e secilit prej nesh dhe që na dikton shpeshherë mënyrën sesi e perceptojmë të tashmen tonë.

Publikuar: 2022
232 faqe
Përmbledhje

Shkrimtarja Rita Petro vjen para lexuesit me romanin “Lindur së prapthi” ku personazhi kryesor vallëzon mes së shkuarës e së tashmes, mbamendjeve e ndjesive. Nën lëkurën e rrëfimtares, Rita, e njohur si poete e botuese po ashtu, duket se kërkon zotin te babai e te udhëheqësi, derisa adhurimet shkërmoqen.

Dobësia që ndien gjinia mashkullore ndaj madhështisë së Zotit, e bën atë të luftojë për dominim ndaj gjinisë femërore. Por vjen një moment, kur të gjitha këto adhurime rrëzohen para aktit të madhërishëm të dashurisë, të seksualitetit. Në roman është një pasazh, kur vajza nuk e kërkon më fytyrën e Zotit as te babai, as tek Udhëheqësi i madh, po fytyrën e tij ajo e ka mes gjinjve të saj.

Vepra prek kufijtë autobiografikë, duke provokuar për të çliruar. Dëshira e kahershme për të qenë mashkull, rrëfimi lakuriq, herë përmes syve të një fëmije, herë përmes syve.

Vlerësime

“Nuk kisha qëllim të parë t’ju tregoja historinë time apo të brezit tim në kohën e diktaturës komuniste, por të ndriçoja ato ndjesi e mendime të fshehta, që i mbajmë në zonat e errëta të qenies sonë që nga fëmijëria. Përjetova të njëjtën ndjesi të fuqishme, si me botimet e tjera. Pikërisht këtë çlirim të mrekullueshëm energjie, mbushur me dhimbje e lumturi, dua ta ndaj me ju, të dashur lexues!” – Rita Petro

Porosit Online