A është e mundur të shërohesh vetëm me mendim – pa ilaçe ose kirurgji? E vërteta është se ndodh më shpesh nga sa mund të prisni. Në librin “Ti je placebo”, Dr. Joe Dispenza ndan raste të shumta të dokumentuara të atyre që kanë fituar betejën me kancerin, sëmundjet e zemrës, depresionin, artritin paralizues dhe madje edhe dridhjet e sëmundjes së Parkinsonit duke besuar në një placebo.
345 faqe
Në mënyrë të ngjashme, Dr. Joe tregon se si të tjerë janë sëmurë dhe madje kanë vdekur si viktima të një mallkimi magjik ose vudu – ose pasi janë diagnostikuar gabimisht me një sëmundje fatale. Besimi mund të jetë aq i fortë sa kompanitë farmaceutike përdorin studime të rastësishme për të provuar të përjashtojnë fuqinë e mendjes mbi trupin kur vlerësojnë ilaçet e reja.
Dr. Joe bën më shumë sesa thjesht të eksplorojë historinë dhe fiziologjinë e efektit placebo. Ai bën pyetjen: "A është e mundur të mësosh parimet e placebos dhe, pa u mbështetur në ndonjë substancë të jashtme, të prodhosh të njëjtat ndryshime të brendshme në shëndetin e një personi dhe në fund të fundit në jetën e tij ose të saj?" Pastaj ai ndan prova shkencore (duke përfshirë skanime me ngjyra të trurit) të shërimeve të mahnitshme nga pacientët e tij, në të cilat pjesëmarrësit mësojnë modelin e tij të transformimit personal, bazuar në zbatimet praktike të të ashtuquajturit efekt placebo.
Të gjithë frymëzohemi nga histori të “shërimeve të magjishme”, por ajo që Joe Dispenza na rrëfen në këtë libër fantastik është se të gjithë kemi potencialin për të ndërmarrë shërime të tilla të mrekullueshme. Joe Dispenza na e dëshmon shkencërisht se përtëritja është e instaluar në secilën pore të trupit tonë, kështu që sëmundjet dhe degjenerimet janë përjashtime, e jo rregulla.
Gjëja më intriguese është se Joe në këtë libër, mbi të gjitha, na e sjell përvojën e vet të shërimit të frakturave të shumëfishta në boshtin kurrizor pa pasur nevojë për ndihmë mjekësore – vetëm me fuqinë e mendjes.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Shumica prej nesh nuk ka kohë apo prirje të mjaftueshme për t’i kuptuar disa procese biologjike. Pikërisht në këtë pikë ky libër na ofron një shërbim të mirë. Joe gërmon thellë në shkencë për t’i shtjelluar këto procese dhe për t’i paraqitur ato në një mënyrë të lehtë dhe të kuptueshme. Duke përdorur analogji dhe raste historike ai demonstron me saktësi mënyrat se si mund t’i aplikojmë këto zbulime në jetën tonë të ditëpërditshme.
Libri përfundon me një meditim "si të bëhesh" për ndryshimin e besimeve dhe perceptimeve që na pengojnë – hapi i parë në shërim. “Ti je Placebo” kombinon kërkimet më të fundit në neuroshkencë, biologji, psikologji, hipnozë, kushtëzimin e sjelljes dhe fizikën kuantike për të çmitizuar funksionimin e efektit placebo… dhe për të treguar se si në dukje e pamundura mund të bëhet e mundur.