Italia dhe Zvicra më të fund kanë vënë në funksion teleferikun më të lartë. Mediat e huaja shkruajnë se teleferiku më i lartë në botë mes Italisë dhe Zvicrës lidh Testa Grigia në një lartësi prej 3500 metrash me fshatin Piçolo Cervino në 3821 metra, duke kaluar kufirin e dy vendeve. Kalimi kufitar do të bëhet në vetëm katër minuta, ndërsa dhjetë kabinat e teleferikut do të mund të transportojnë 1300 njerëz në orë. Distanca është vetëm 1.6 kilometra, megjithatë, kostoja e biletës është mbi 240€.