Konfirmohet se janë dy personat e plagosur sot kur një automjet u përplas me barrierat e sigurisë jashtë godinës së Parlamentit në Londër. Policia britanike arrestoi drejtuesin dhe ka blinduar zonën, ndërsa hetimet po kryhen nga antiterrorizmi. Dëshmitarët në vendngjarje treguan se automjeti tip “Ford” me ngjyrë gri, lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Rreth një vit e gjysmë më parë, po në afërsi të Parlamentit të Londrës, Khalid Masood, simpatizant xhihadist, shtypi me makinë e vrau disa persona pranë Parlamentit, si dhe goditi për vdekje me thikë një polic.