I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Alfred Cako. Ai ka folur më shumë për luftën Izrael-Iran, por dhe mundësinë për një Luftë të tretë Botërore. Sa rrezikon Shqipëria nga këto ngjarje?
Lufta Izrael-Iran është një luftë fetare, politike apo energjitike?
Kjo është një luftë për kontroll. Duan të kontrollojnë botën. Duan të fusin botën në epokën panks-judaika. Bota ka pasur tre-katër histori, në fillim ka qenë panks-romana, ku romakët kanë qenë ata që i jepnin tonin politik zgjidhjeve të botës së vjetër dhe të vogël rreth Mesdheut, pa vullnetin e tyre asgjë nuk mund të bëhej. Pastaj filloi panks-britanika, e cila u shtri më shumë si territor, fillonte nga India dhe mbaronte në shtetet e Amerikës së Veriut, ku Britania kishte kolonitë e veta, në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara të sotme. Dhe quhej një perandori që nuk perëndonte dielli kurrë, sepse në një kohë ku dielli lindte në Indi dhe në Amerikë ishte natë, e kundërta ndodhte në darkë, ku në Amerikë bëhej natë dhe në Indi lindte dielli. Pas kësaj erdhi ajo që quhej panks-amerikana mbas Luftës së Dytë Botërore dhe që nga vitet ’45-’50 duket sikur Amerika është në krye të botës, por në fakt nëpërmjet asaj që quhet ‘deep state’ që del nga universiteti i Oksfordit, Londra kontrollon pothuajse të gjitha shtetet kryesore nëpërmjet asaj që quhet Chatham House, që është shtëpia e kolonive. Në Shtetet e Bashkuara, Trump jo më kot ka shpallur gjithmonë luftën kundër ‘deep state’, duke u përpjekur të përfaqësojë kauzën e etërve themelues të Shteteve të Bashkuara, për t’u shkëputur nga Britania dhe për të krijuar një shtet plotësisht të pavarur nga Britania. Dhe kjo është në dukje lufta e Trump me ‘deep state’. Britania po përpiqet të luftojë me dy mënyra kryesore për të ruajtur kontrollin e saj global mbas kësaj dalje kundër presidentit Trump dhe largimit të njerëzve që punojnë për ‘deep state’ në administratën e Shteteve të Bashkuara. Së pari, po përpiqet nëpërmjet Izraelit të kontrollojë burimet energjitike kryesore të Lindjes së Mesme. Dhe e dyta, të mposhtë Rusinë në Ukrainë. Ka dhe një front tjetër të tretë që është lufta mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi në Kanada ka ardhur një anglofil shumë i madh siç është Mark Kearney.