Shpresat e Shqipërisë për medalje në Kampionatin Europian të Atletikës janë sot tek Luiza Gega. Në orën 20:55 minuta të mbrëmjes, sportistja kuqezi garon në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa, në turneun e Berlinit në Gjermani. Gega bëri një paraqitje të shkëlqyer në baterinë eliminatore, duke zënë vendin e dytë me kohën 9 minuta, 33 sekonda e 11 të qindtat.