Aktualitet

Lulzim Basha kërkon ndihmën e vendeve të Bashkimit Europian që vendi ynë të plotësojë kushtet për integrimin

Lulzim Basha kërkon ndihmën e vendeve të Bashkimit Europian që vendi ynë të plotësojë kushtet për integrimin. Duke folur pas takimit mbi një orësh në Selinë Blu me ambasadorët e tyre në Tiranë, Basha la të kuptohet se opozita nuk do të rikthehet në tryezën e Këshillit Politik. E ndërsa përsëriti zotimin për hetimin e shembjes së Teatrit, Basha tha se nuk e kundërshton presidentin Meta për hetim ndërkombëtar. Më tej theksoi se do të jetë nesër në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e shtoi se Opozita qëndron në krah të çdo proteste.