Kopshti zoologjik i Odesës në Ukrainë njoftoi se një dyshe e pazakontë fitoi konkursin vjetor “Çifti i Vitit”; një mace dhe një dele. Kopshti zoologjik tha në rrjetet sociale se Masazhik, macja dhe Bagel, qengji, u shpallën Çifti i Vitit, duke mundur disa çifte të së njëjtës specie, përfshirë lemurët, tigrat dhe iriqët. Finalistët u zbuluan në një video në YouTube më herët gjatë javës, ndërsa fituesit u shpallën të enjten në Facebook.