Kim Kardashian dhe Kylie Jenner kanë zgjedhur humorin për t’iu përgjigjur një prej teorive më të përfolura në internet, të njohur si “mallkimi Kardashian”, sipas së cilës meshkujt që lidhen me motrat Kardashian-Jenner përballen me fat të keq në karrierë dhe jetë.
Diskutimi u rindez pas një reklame virale të Kendall Jenner për Super Bowl, ku supermodelja tallej hapur me thashethemet që e shoqërojnë prej vitesh, veçanërisht lidhjet e saj me basketbollistë të NBA-së.
Në spot, Kendall ironizonte idenë se konsiderohet “e mallkuar” nga interneti, duke sugjeruar me humor se çdo lojtar që lidhet me të përballet me rënie performance.
Pas kësaj, Kim dhe Kylie vendosën ta shfrytëzonin momentin për ta çuar shakanë edhe më tej. Ato publikuan në rrjetet sociale baste sportive lidhur me Super Bowl, duke ironizuar drejtpërdrejt teorinë.
Kim shkroi se po provonte publikisht se “mallkimi nuk është real”, ndërsa Kylie pranoi me humor se kishte ndjekur shembullin e motrës së saj.
Reklama e Kendall u prit me interes të madh nga publiku dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer edhe një herë “mallkimin Kardashian” nga një teori konspirative në një moment argëtues dhe viral.