Përfshirja e Shqipërisë në hartën e vendeve turistike europiane konsiderohet një nga arritjet më të mëdha për ekonominë vendase. Vizitorë të huaj po pushojnë kryesisht me qëndrime 5-20 ditore. Po krahas arritjeve, drejtues të shoqatës së operatorëve turistikë nxjerrin në pah dhe mjaft problematika të këtij sezoni. Theksi vihet te mungesa e guidave për sitet arkeologjike apo zona të tjera me interes, si edhe te mos-pasja e një transporti publik të rregullt.