Vijon vala represive kundër shtypit të lirë në Bjellorusi. 4 gazetarë u arrestuan sot një ditë pas valës së parë të arrestimeve në rradhët e mediave të pavarura. Ata akuzohen për përdorim të informacioneve të Agjencisë Shtetërore të Lajmeve pa paguar më parë shërbimin. Kishte një urdhër për të më ndaluar’’, u shpreh me anë të një postimi në Twitter Pavel Bykowski, korrespondenti i ”Deutsche Welles” në Bjellorusi, pa specifikuar nëse ishte arrestuar apo jo.