Gossip Showbiz

Bianca Censori shfaqet krejt ndryshe në gjykatë! Paraqitet për të dëshmuar në padinë kundër Kanye West?

Modelja dhe arkitektja australiane Bianca Censori është shfaqur në Gjykatën e Los Angeles për të dëshmuar në një proces civil që lidhet me bashkëshortin e saj, reperin Kanye West.

31-vjeçarja tërhoqi vëmendje për paraqitjen e saj shumë më të rezervuar nga sa jemi mësuar ta shohim. Ndryshe nga veshjet provokuese që shpesh zgjedh në dalje publike, këtë herë ajo kishte veshur një kardigan të zi dhe një fund të gjatë.

Flokët i kishte mbledhur në një topuz të ngushtë, ndërsa syzet dhe takat e larta i shtonin një prekje elegante, por diskrete.

Censori mbërriti në gjykatë pak pasi hyri paditësi Tony Saxon, i cili në vitin 2021 u punësua si menaxher projekti për rinovimin e vilës së West në Malibu.

Saxon pretendon se nuk është paguar siç duhet, se ka punuar në kushte të rrezikshme dhe se është larguar nga puna në mënyrë të padrejtë.

Sipas tij, për të përmbushur kërkesat e veçanta të reperit ai punonte deri në 16 orë në ditë dhe shpeshherë flinte në dysheme me pallton e tij vetëm për të respektuar afatet e projektit.

Ai gjithashtu pretendon se marrëdhënia me West u përkeqësua dy muaj pas nisjes së punës, pasi refuzoi disa kërkesa që i konsideronte të rrezikshme, si zhvendosja e gjeneratorëve brenda shtëpisë, gjë që sipas tij mund të shkaktonte rrezik zjarri.

Pas kësaj, Saxon thotë se u kërcënua dhe u shkarkua menjëherë, duke marrë pagesë vetëm për një javë pune.

Padia kërkon mbi 1 milion dollarë dëmshpërblim për shkelje të ligjit të punës dhe dëme të tjera. Sipas Saxon, vizioni i West për pronën në Malibu ishte ta shndërronte atë në një lloj “strehimi bunker”, ku mund të izolohej nga familja Kardashian dhe Clinton.

Ndërkohë, paraqitja e thjeshtë e Bianca Censori në gjykatë duket se ishte një zgjedhje për të reflektuar seriozitetin e situatës, shumë larg imazhit të saj provokues që shpesh dominon në tapetet e kuqe.