Showbiz

“Mbrojtja e Vjosës” Rita Ora ndihet krenare me reagimin e DiCaprio-s

Rita Ora ka reaguar menjëherë në lidhje me postimin e Leonardo DiCaprio-s, i cili i’u gëzua shndërrimit të lumit Vjosa në Park Kombëtar.

Ai përmes një postimi në Instagram të shoqëruar me një foto të lumit Vjosa, shprehet i kënaqur që në atë lum nuk do të ndërtohen hidrocentralet.

Madje, sipas DiCaprio-s ky veprim do të bëhej një shembull për Strategjinë e Biodiversitetit, ndaj u bën thirrje edhe krerëve të Bosnjë-Hercegovinës që të marrin hapa të tillë për mbrojtjen e lumenjve.

Postimin e aktorit të mirënjohur e kanë shpërndarë edhe shumë prej fytyrave publike të vendit, përfshirë edhe qeveritarët.

Ndër të tjera, atë e postoi edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, duke shprehur pajtueshmëri me atë që tha DiCaprio.