Sport

Më 16 gusht sfida e kthimit Torpedo-Kukësi

Pas humbjes së thellë në transfertë me shifrat 5-2, skuadra e Kukësit do të luajë takimin e kthimit përballë Torpedo Kuitasi-t. Përballja e vlefshme për turin e tretë eliminator të Europa League luhet në “Elbasan Arena”. Ndërkohë në sportele të ndryshme kanë dalë në shitje edhe biletat për sfidën e 16 gushtit e cila luhet në orën 19:00.