Gossip Showbiz

Me cilët artistë të “Big Brother VIP Albania 4” dëshiron Gjesti të ketë një bashkëpunim? Me cilët do të mbajë shoqëri dhe jashtë?

“Big Brother Radio” erdhi për herë të fundit këtë sezon në valët e radios më të dashur, Top Albania Radio. Me intervista shumë të ndjera, ku banorët tuaj të preferuar shprehën emocione dhe mendime të pathëna më parë.

Përballë moderatores shumë të dashur, Elona Duro, ndodhej Gjesti, një prej personazheve më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother”. Së bashku ata ndanë biseda shumë interesante, duke shfletuar çdo moment të tijën të kaluar brenda në shtëpi.

Kujtojmë se “Big Brother VIP Albania 4” ka patur shumë këngëtarë si konkurrent këtë vit, prej së cilës Elonës i lindi pyetja drejt Gjestit se me cilin prej tyre do të dëshironte ai të kishte një bashkëpunim. Ai u shpreh:

Më shumë do të kisha qejf nëse do të bëhej ndonjë bashkëpunim, me Eglin dhe Rozanën.

Mes batutash ai shprehu se tekstin dëshironte ta bënte një person i tretë dhe jo vetë ata.

Elona:

Mendon se do të kesh miq të vërtetë jashtë kësaj shtëpie?

Gjesti:

Po, besoj po. Besoj që me Danjën mundem ndonjëherë të kem ndonjë komunikim. Me Kellyn, producent i mirë. Mund të kem me Rozanën, me Eglin, normal… mund të na lidhi puna dhe me Laertin, nuk i dihet