E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja Klotilda Harka. Ajo ka folur më shumë mbi divorcet e bujshme të VIP-ave shqiptarë dhe të huaj, si dhe vëmendja që u kushtohet atyre. Cilin nga çiftet veçoi ajo?
Rasti i këngëtares Maja. Nuk e kisha imagjinuar asnjëherë që një çift i tillë që u prezantuan me aq klas, arritën në një pikë të tillë sa që vazhdon akoma historia dhe secili prej tyre hedh vrer publikisht për palën tjetër. Sido që të jetë, për mua kjo është një shitje e jetës private në mënyrën më të keqe të mundshme. Më ka lënë njëshije shumë të keqe të them të drejtën, mënyra se si ky çift janë konfliktuar dhe kanë dalë publikisht duke nxjerrë në shesh gjithçka nga kjo marrëdhënie. Nuk kanë arritur të menaxhojnë inatin që kanë kundër njëri-tjetrit.