Gossip Showbiz

“Më ka marrë rrobat” Livia Lozi akuza ndaj Brikena për përdorimin e sendeve personale!

Debati për përdorimin e sendeve personale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Pas deklaratave të Ina Aderi, një tjetër ish-banore ka reaguar publikisht, Livia Lozi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar disa foto krahasuese, ku pretendon se Brikena është shfaqur në ekran me veshje që i përkasin asaj dhe që, sipas saj, nuk i janë kthyer asnjëherë.

Sipas Livias, kjo situatë ka nisur që gjatë kohës kur ajo ishte ende brenda shtëpisë, por nuk është transmetuar nga produksioni. Ajo shton se përdorimi i sendeve të saj ka vazhduar edhe pas daljes nga gara.

Gjërat e mia janë përdorur nga Brikena… dhe vazhdon të ndodhë edhe pasi unë kam dalë. Nuk m’i kanë dorëzuar dhe ajo i mban për vete

– shkruan ajo.

Në reagimin e saj, Livia i bën thirrje Brikenës të respektojë kufijtë personalë dhe të ndalojë përdorimin e sendeve që nuk i përkasin.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që ngrihen akuza të tilla nga ish-konkurrente, duke shtuar pikëpyetje mbi menaxhimin e garderobës së përbashkët në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga familja e Brikenës që menaxhon rrjetet e saj sociale.