Sport

Më në fund vjen dita e Rrahmanit, ja kur do të jetë i gatshëm nën urdhrat e Contes!

Amir Rrahmani është duke u përgatitur intensivisht për t’u rikthyer në fushë dhe për të kapur fundin e sezonit.

Sipas mediave italiane, futbollisti kosovar po zhvillon stërvitje të veçanta dhe individuale, ndërsa rikthimi i tij pritet më 18 prill. Lajmi është bërë i ditur nga “La Repubblica”, e cila raporton se qendërmbrojtësi me përvojë mund të jetë në dispozicion të trajnerit Antonio Conte për përballjen e rëndësishme ndaj Lazios, që do të zhvillohet në stadiumin “Maradona”. Edhe pse fillimisht pritej që kapiteni i Kombëtares së Kosovës të rikthehej në fillim të muajit prill, kjo nuk ka ndodhur për shkak të procesit të rikuperimit.

LEXO EDHE: Nga Lewandowski te Jackson dhe Vlahovic, cilët janë 5 sulmuesit e ‘piketuar’ nga Tare për sezonin e ri!

Rrahmani është jashtë fushave që nga muaji shkurt, kur pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Romës. Ai mungoi gjithashtu në dy ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares së Kosovës për kualifikimet në Kupën e Botës, ndaj Rumanisë dhe Turqisë gjatë muajit mars.

LEXO EDHE: “Nuk luajmë në SHBA”/ Irani kërcënon sërish për pjesëmarrjen në Botëror, Italia nuk është ajo që përfiton