Aktualitet

Me pistoletën gati për qitje, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë!

Një 37-vjeçar i cili lëvizte me armë zjarri me vete u arrestua nga policia në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ra një shtetas me banim në Lezhë, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Trigger”. I armatosur me pistoletë, me fishek në fole, kapet në flagrancë në Astir dhe vihet në pranga 37-vjeçari.  Sekuestrohet pistoleta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trigger“.

Gjatë operacionit, në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin D.S., duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë. Në vijim të veprimeve u sekuestrua pistoleta dhe u arrestua shtetasi D.S., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.