Machine Gun Kelly ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke postuar në Instagram një foto të vajzës së tij 5 muajshe, Saga Blade Fox-Baker.
Në imazh, e vogla shihet e ulur në një karrige bebeje rozë, e veshur me një body të bardhë dhe një kitarë lodër me ngjyrë rozë me shkëlqim.
MGK, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, ka zgjedhur të mbulojë fytyrën e saj me një emoji për të ruajtur privatësinë.
Postimi erdhi në kuadër të festimit të 5-vjetorit të albumit të tij të suksesshëm “Tickets to My Downfall”, që riktheu pop-punk-un në qendër të vëmendjes.
Krahas fotos, reperi dhe këngëtari njoftoi se do të publikojë pesë këngë të papublikuara nga ajo periudhë, një libër me fotografi nga prapaskenat, artikuj promocionalë dhe një turne. Ai ndau gjithashtu imazhe nga studioja, ku shfaqej përkrah Travis Barker, Trippie Redd dhe Mod Sun.
Ai është gjithashtu baba i një vajze 16-vjeçare, Casie, nga një lidhje e mëparshme.