Bashkëshortja e Princit Harry, Meghan Markle, i kërkoi gjykatës të enjten të ndalojë botuesit e tabloidit Mail on Sunday të botojë emrat e pesë miqve të saj që mund të jenë dëshmitarë në proceset gjyqësore në vazhdim.
Tabloidi justifikon botimin e letrës duke pretenduar se pesë miq të Meghan pa emër paraqitën versionin e saj të ngjarjeve në intervista për revistën amerikane People.
Avokatët e saj thonë se nuk është e vërtetë që ajo autorizoi miqtë e saj për t’i treguar revistës People për letrën, dhe të enjten ata thanë se Associated Newspapers po kërcënonin të botonin emrat e tyre.
“Këto gra nuk po gjykohen, as unë. Unë jam duke u gjykuar nga botuesi Mail on Sunday,” tha Meghan në një deklaratë para Gjykatës së Lartë të Londrës.
“Secila prej këtyre grave është një person privat, një nënë e re dhe secila ka një të drejtë themelore të intimitetit,” shtoi ajo.
Meghan dhe Harry jetojnë me djalin e tyre Archie në Los Anxhelos pasi ata hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore në fund të marsit, pjesërisht për shkak të ndërhyrjeve të mëdha mediatike në jetën e tyre.
Në maj, një gjyqtar në këtë çështje hodhi poshtë një pjesë të padisë së saj se mediat vepruan padrejtësisht dhe shkaktoi grindje midis saj dhe babait të saj.