Kapen rreth një ton e gjysmë kanabis dhe një arsenal armësh në fshatin Leshnje të Memaliajt. Në një zonë të pyllëzuar, pranë shtratit të lumit Vjosa u konstatuan dy furgona të bardhë, me targa të falsifikuara. Gjatë kontrollit, u gjet sasia e lëndës narkotike e prodhuar më herët, me një pjesë të ngurtësuar drejt dekompozimit. Gjithashtu u zbuluan 1 snajper, 12 kallashnikovë, 2 pushkë e një armë gjahu. Policia njofton se operacioni ndiqet me metoda speciale, ndaj nuk jepen të dhëna të tjera. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Gjirokastër, për hetime të mëtejshme.